Nikoll Lesi “përplaset” me Salianjin: Thuaje troç që koalicioni me LSI para 25 prillit është fikur; deputeti i PD: S’është i përjetshëm

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Nikoll Lesi janë “përplasur” mbrëmjen e djeshme teksa kanë folur për zhvillmet e fundit brenda PD-së dhe koalicionin para 25 prillit me LSI-në.

Salianji u shpreh se me LSI ishte aleancë parazgjdhore dhe të gjithë elementët ishin të një fushate kaolicioni. Ndërkohë në këtë moment ndërhyri Nikoll Lesi i cili iu drejtua deputetit, duke i thënë se përse nuk e thua që ky koalicion ka mbaruar, duke e pyetur më pas se me çfarë do të fitojë PD në zgjedhje, nëse shkon pa këto dy forca politike, PS dhe LSI.

Pjesë nga debati:

Salianji: Me LSI ishte një aleancë parazgjdhore dhe të gjithë elementët ishin të një fushate kaolicioni. Partitë bashkëpunojnë dhe bëhen bashkë për shkak të interesave të përbashkëta. Kushdo që i bashkohet frontit opozitar është pjesë e koalicionit.  Koalicionet bëhen kur ka zgjedhje dhe bashkohet secila parti, përfshirë edhe LSI”,

Lesi: Pse nuk thua që koalicioni ka mbaruar.

Salianji: PD është e djathë dhe LSI e qendrës së majtë dhe të dyja kanë interesat e veta. Koalicionet bëhen ku ka zgjidhje, koalicionet nuk janë të përjetshme.

Lesi: Kryemadhi do një emison të veçantë. Por thuaje troçqë koalicioni para 25 prilit ka mbaruar. Si do të shkosh në zgjedhje vendore me 5 bashki, pasi GJK i njohu sot zgjedhjet e 30 qershorit. Si do të shkoni në zgjedhje pa PS pa LSI? Kështu Edi Rama rri në pushtet deri në 2030. Ti nuk mund të thuash se PD është front i madh, por PD është front i copëtuar.

Salianji: PD nuk i var shpresat në asnjë parti tjetër politike. Ato vijnë dhe përgatiten për të ardhur vetë në pushtet.

Lesi: Me kë do të shkosh në zgjedhje?

Salianji: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me kandidatët tanë. Ne do ti fitojmë zgjedhjet se qytetarët shqiptarë janë të pakënaqur me këtë qeveri.

Lesi: Nuk do të shkojë më PD-ja me LSI-në. Unë jam i bindur se foltorja po i dëmton.

Salianji: Unë dua që të fitojëë opozita se jam me opozitën, por me kë do të fitojë?

Zjarr Tv Ad