Nikoll Lesi plas deklaratën e fortë: Demokratët e Berishës do të rrethojnë selinë e PD-së, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen…

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Botuesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për “luftën” Basha-Berisha në PD dhe çfarë pritet të ndodhë me këtë parti.

Lesi tha se Basha duhet të ishte dorëhequr dhe jo të përjashtonte Berishën. Sipas tij, mes palëve do të ketë përplasje të fortë dhe mbështetësit e Berishës, mund të shkojnë deri aty sa të rrethojnë selinë. “Po të isha në rolin e Bashës do të kisha dhënë dorëheqjen. Basha erdhi në politikë nga familja Berisha, u bë deputet dhe ministër, i’u dhurua Bashkia e Tiranës dhe pastaj i’u dha partia.

Berisha nuk do të tërhiqet. Berisha ka shumicën e bazes së demokratëve. Të pakten në zonat e veriut, në takime që kam patur, vetëm një dhjetë vetë, ishte me Bashën. Por, Basha ka vulën e partisë, këshillin kombëtar, amerikanët, qeverinë.

Çështja do të shkojë tek firmat që do të mbledhë Berisha, nuk do t’ja njohë njeri dhe çështja do të shkojë në gjykatë. Pastaj do të shkojnë demokratët e Berishës në selinë e PD-së, nga “Rama ik”, do të shkojmë në “Basha ik”.

Nuk kemi një opozitë solide. Mendova se me 59 deputetë të PD-së dhe 4 të LSI-së, do të ishte forcë opozitare serioze përballë qeverisë. Në vend që të bashkoheshin, është tragjike për opozitën dhe për shqiptarët.

Rama luajti në mënyrë perfekte. I mori zgjedhjet. E gjithë kjo çon ujë në mullirin e Edi Ramës. Këtu do të jemi, kur të rrethojnë selinë demokratët e Saliut, do të jetë skenar tragji-komik”, shprehet Lesi.

Zjarr Tv Ad