Nikos Vertis për herë të parë në Shqipëri, ylli i hiteve greke “zbarkon” në Tiranë!

0
331
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Korrikun e vitit të kaluar ndezi ishullin e VIP-ave, Mykonos të Greqisë, e tani Nikos Vertis premton të bëjë të njëjtën gjë në Tiranë. Këngëtari i njohur grek vjen për herë të parë në Shqipëri në 25 maj dhe objektivi i qartë: Të ofrojë një natë të paharrueshme muzike “nga shpirti” në Air Albania.

Se cfarë fame njeh sot artisti grek, këtë e dëshmuan qartë artikujt mbi koncertin e tij në Mykonos, ku pavarësisht faktit që biletat varionin nga 350 euro më e lira deri në 15000 euro çmimi i tavolinës në rreshtin e parë, asnjë vend nuk ishte i lirë.

Tavolinat e para dominoheshin nga fansat fanatikë të këngëtarit, të ardhur nga Izraeli me avionë privatë, por tavolina më qendrore ishte në pronësi të familjeve Zain dhe Khouri që pritën shumë miq të tyre, si dhe pronaren e anijes Melina Travlou dhe Chrysantho Pana. Vertisi këndoi pa pushim për rreth tre orë e gjysmë dhe emocionoi turmën ndërsa skena ishte e strukturuar dhe e ngritur në mënyrë të tillë që ai kaloi edhe tavolinat e fundit , duke dashur të falënderonte njerëzit që mbushën vendin.

Nikolaos Arvanitidis apo sic njihet ndryshe me emrin e artit Nikos Vertis është një ndër artistët më popullorë sot në Greqi.

Ai ka publikuar 5 albume deri tani dhe vazhdon të korrë vetëm sukses. Dy vjet më parë, kënga e tij Thelo na me noises mbërriti nivelin e 156 milionë shikimeve në Youtube që prej publikimit të saj në 2014-tës ( sot shenon 195 milione), dhe në ato momente u kthye në këngën më greke më të dëgjuar ndonjëherë. Informacioni mbi biletat për koncertin në Shqipëri mund të gjendet në t-ticket.al.

Zjarr Tv Ad