Nis aksioni për bllokimin e hyrje-daljeve të rrezikshme, ARRSH: Do të vendosen barriera në katër akse

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç ishte lajmëruar ditë më parë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka filluar të zbatojë vendimin për mbylljen e akseve të rrezikshme në vend të cilat shpesh herë janë bërë burime aksidentesh.

Në të gjithë vendin janë rreth 1300 subjekte të cilët përdorin hyrje-dalje në akset e rëndësishme të vendit, por vetëm 70 prej tyre janë të pajisur me leje.

Në total janë katër akse ku pritet të vendosen barriera bllokuese, konkretisht në akset: Tiranë-Durrës, Rrogozhinë-Lushnjë, Burrel-Peshkopi dhe Shkodër-Han i Hotit.

Zjarr Tv Ad