PD e Gjirokastrës: 67 % e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 dhjetorit

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër bëri publik emrat e 100 delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor. Kreu i kësaj force politike në qytetin jugor të vendit, Dasho Aliko ftoi Lulzim Bashën të bashkohet me Kuvendin e datës 11 dhjetor, si dhe të paraqesë platformën e tij në këtë datë.

Rreth 100 nga 151 delegatë të Partisë Demokratike në Gjirokastër kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike në datën 11 dhjetor. Nën kryetari i PD-s në Gjirokastër, Beqir Gjika lexoi përpara mediave emrat e delegatëve që do të marrin pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko ftoi kreun në detyrë të kësaj force politike, Lulzim Bashën të marri pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit dhe të paraqesë platformën e tij.

Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër, i bashkohet transparencës së bërë nga disa degë të kësaj force politike në Tiranë dhe rrethe, të cilat kanë publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur thirrjen e kuvendit kombëtar të në 11 dhjetor, ku pritet të bëhen disa ndryshime statutore.

Zjarr Tv Ad