Nis aventura amerikane,Vironi bën debutimin me skuadrën e re

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Kombëtares Giacomo Vironi shqiptare ka bërë debutimin e tij në MLS me fanellën e skuadrës së tij të re New England Revolution. Futbollisti u aktivizua  në minute e 64-ët në barazimin pa gola që skuadra e tij mori ndaj Kolumbus Krew në transfertë.

Ish-futbollisti i Juventusit e nisi si zëvendësues teksa i mori vendin Traustasonit dhe duke luajtur për 24 minuta por pa arritur të ndryshonte dicka në rezultat.

Sezonin e fundit 23-vjeçari u aktivizua tek skuadra e Tirol në Bundesligën Austriake ku në 28 ndeshje arriti të shënoj 19 gola dhe të jap 4 asiste.

Kjo bëri që në drejtim të tij të vinin disa oferta, por në fund Vironi zgjodhi ta vazhdonte karrierën në Shtetet e Bashkuara.

Zjarr Tv Ad