Nis fushata zgjedhore, partitë në Kosovës 10 ditë kohë për të bindur qytetarët

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fushata zgjedhore në Kosovë u hap të mërkurën në mesnatë nga opozitarët e LDK-së. Parti dhe koalicione të tjera për 10 dhjetë do të tubojnë me programe politike për tema të rëndësishme si ekonomia, demokracia dhe dialogu me Serbinë. Veprimtaritë elektorale përfundojnë më 4 tetor, dy ditë para votimit.

Partitë politike në Kosovë nisën të mërkurën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Tubimet në 10 ditët e ardhshme do të përdoren për të bindur 1,93 milionë qytetarët e vendit se kush duhet të dominojë 120 mandatet e parlamentit për 4 vite.

Premtimet e 25 subjekteve politike këto javë kanë variuar nga zhvillimi ekonomik e shoqëror, te reformimi i sistemit të drejtësisë apo avancimi i demokracisë.

Në hapje të fushatës para mesnatës, Vjosa Osmani, kandidatja e vetme për kryeministre nga partia opozitare “Lidhja Demokratike e Kosovës”, paralajmëroi një fitore historike.

Nga Nju-Jorku komentoi edhe kryeqeveritari në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe përballë shqiptarëve të diasporës, shprehu bindjen se koalicioni i tij do të triumfojë sërish.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosja dhe Nisma, kryetarët Kadri Veseli, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj kanë shpalosur zotimet për luftë kundër nepotizmit dhe korrupsionit, forcimin e shtetit të së drejtës, dhe alternativat se si mund të normalizojnë raportet me fqinjin verior, Serbinë.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet e 6 tetorit të zhvillohen në një frymë paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke ditur se në to garojnë edhe parti të komunitetit serb dhe të tjera, të cilave me ligj u garantohen deri 20 vende në parlament.

Zjarr Tv Ad