Në fakultetin e Shkencave Sociale mësimi është bojkotuar. Pedagogët e këtij fakulteti kanë nisur grevën e tyre pa afat deri në plotësimin e kërkesave që ata kanë drejtuar qeverisë. Ndërkaq, nga sa bëhet e ditur sot paradite atje ndodhet dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Ky i fundit në një deklaratë para tyre, është shprehur se i ka ndjekur protestat e studentëve. “Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Fitoret në histori dhe shoqëri vijnë nga qendresa. Protesta e studentëve e drejtë, kur pedagogët janë me ta”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Ai ka theksuar se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim. “Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”, ka deklaruar Kurti.