Vihet në pranga 46-vjeçari, i grabiti portofolin dhe celularin një shtetasi

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme një 46-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës në qytetin e Elbasanit.

Shtetasi me inciale K.C banues në Elbasan, u kap në banesën e shtetasit P.A dyshohet se i ka marrë portofolin me një shumë parash dhe një aparat celular.

Sipas njoftimit të Policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale  “Vjedhja me dhunë”.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K.C., 46 vjeç,  banues në Elbasan.  Arrestimi i tij u bë pasi,  në banesën e shtetasit P. A.,  dyshohet  se i ka marrë me dhunë portofolin me një shumë parash  si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale  “Vjedhja me dhunë”.

 

Zjarr Tv Ad