Përfundon hetimi, ministrja Xhaçka: Shkarkon 15 ushtarakë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka shkarkuar nga detyra 15 ushtarakë, pas përfundimit të hetimit administrativ lidhur me grabitjen e ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit disa javë më parë.

Në përfundim të hetimit të kryer nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, janë shkarkuar 15 ushtarakë, të cilët janë përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe ruajtjes në Forcën Detare dhe bazën e Pashalimanit.

Kështu mes të shkarkuarve, Xhaçka i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, gjeneral major, Ylber Dogjani, për shkak se kjo është kompetencë e kreut të shtetit.

Lidhur me vjedhjen e armëve në këtë bazë, aktualisht ndodhen pas hekurave Ardit Ramaj 25 vjeç i cili ishte student, Lesko Ramosaço 52 vjeç, oficer roje, Ervist Memsulaj 23 vjeç, infermier dhe Edlir Nelaj 42 vjeç, oficer roje.

Rezulton se dy prej të pandehurve nuk iu lejohet të punonin si roje, duke qenë se njëri ishte student në shkollën ushtarake, dhe tjetri infermier.

Zjarr Tv Ad