Nis ndarja e shpërblimeve për pensionistët, paratë nuk humbasin edhe nëse nuk tërhiqen 

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas miratimit të shpërblimeve të fundvitit 2019 për kategorinë e pensionistëve, sot, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare kanë shpallur grafikun e shpërndarjes së shpërblimeve.

Sipas grafikut, shpërndarja e shpërblimeve nis sot dhe do të vazhdojë deri në 31 dhjetor 2019.

Detajet për datat e pagesës së shpërblimeve vijojnë si më poshtë:

•        Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 5 dhjetor.

•        Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 6-9 dhjetor.

•        Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 10-13 dhjetor.

•        Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 14-26 dhjetor.

•        Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 17-20 dhjetor.

•        Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 21-24 dhjetor.

Zjarr Tv Ad