Nis ndëshkimi ndaj patronazhistëve/ Qytetarët e Tiranës fillojnë demaskimin publik me emra të atyre që i survejojnë (FOTO)

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Unazës së Re në Kryeqytet, kanë gjetur një formë proteste të veçantë ndaj patronazhimit të bërë nga socialistët, për të gjurmuar dhe identifikuar bindjet e tyre politike.

Banorët kanë publikuar emrat e patronazhistëve në lista, të afishuara në shtyllat e lagjes dhe në ambiente qartësisht të dukshme nga qytetarët. Databaza e të dhënave në selinë rozë, ka shkaktuar një debat publik në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale, ku SPAK gjithashtu ka nisur një hetim për këtë çështje sensitive.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh.

Sistemi i patronazhit, është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Në databazën e te dhënave të përdorura, përveç skandalit të rrjedhjes së informacionit nga agjencitë shtetërore, vërehen edhe metoda të paligjshme e madje denigruese të punonjësve të angazhuar për identifikimin e votuesve.

 

Zjarr Tv Ad