Nis Parlamenti/ PS sërish e vetme në seancë, ja tre ligjet që miratohen sot në Kuvend

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca plenare ka nisur me diskutimin për projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”. Në mungesë të opozitës në seancë, diskutues ishin vetëm dy deputetë të Partisë Socialiste, Ismet Beqiraj dhe Beskik Bare.

Në Kuvendi do të diskutohet sot dhe projektligji i mbartuar nga seancat e kaluara, ai për magjistratët dhe për  ndryshimet në Kodin Rrugor.

Ndërsa nga ana tjetër behet me dije se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të prezantojë sot ndryshimet në ligjin anti-mafia, abuzimin me koncesionet, lejet dhe tenderat.

Ndërkaq, sipas rendit të ditës, deputetët e PS-së do të diskutojnë në Parlament në lidhje me një ndryshim në projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Zjarr Tv Ad