Nishani: Turp e faqja e zezë, Basha flet sot në emër të PD për reforma të përbashkëta me Edi Ramën.

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha flet sot në emër të Partisë Demokratike për reforma të përbashkëta me Edi Ramën.

Turp e faqja e zezë, do të ishte pak të thuhej.

Edi Rama u tall, e përdhosi, e masakroi Partinë Demokratike, opozitën si dimension, demokracinë si vlerë.

A nuk ishte Edi Rama që e ndryshoi Kushtetutën e Shqipërisë në mënyrë të njëanëshme pa pjesmarrjen dhe konsensusin e opozitës ?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë në Shqipërinë pluraliste !

Kurrë ska ndodhur në ndonjë vend e shtet demokratik !

A nuk e bëri Edi Rama atë veç në shërbim të pushtetit të tij ?

A nuk e ndryshoi Edi Rama Kodin Zgjedhor, për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, pa konsensusin e opozitës ?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë !

A nuk e bëri ai këtë vetëm në interes të Partisë Socialiste ?

Kur ka patur ndonjëherë dhunë, poshtërim e manipulim parazgjedhor më të madh e më të hapur ndaj Partisë Demokratike, në 30 vitet e pluralizmit shqiptar ?

Kurrë asnjëherë !

Vetëm Edi Rama e bëri atë, mu nën hundën e ndër sy të Lulzim Bashës !

E ky, sot na angazhohet për bashkëpunim reformash me një monstër politike si Edi Rama.

Lulzim Basha nuk ka turp e as i nxihet faqja sepse është thjesht peng i Edi Ramës, e mban peng dhe Partinë Demokratike në shërbim të korrupsionit të pushtetit të Edi Ramës !

Të shpëtojmë Partinë Demokratike për të shpëtuar Shqipërinë !

Zjarr Tv Ad