Nisin përplasjet e para, përjashtohet vëzhguesja e Shehajt në njësinë 5 në Tiranë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa prej më shumë se dy orësh, anëtarët e PD i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur një nga 4 kandidatët për kreun e ri të kësaj partie, kandidati Agron Shehaj ka denoncuar si parregullsi përjashtimin e një prej vëzhguesve të tij.

Shehaj u shpreh se vëzhguesja e tij në degën nr 5 të PD është përjashtuar nga komisioni i zgjedhjeve pa të drejtë, ndërkohë që sipas komisionit të votimit, vëzhguesja ishte duke bërë zhurmë, dhe duke vështirësuar procesin.

Sipas stafit të kandidatit Shehaj, vëzhguesja Enkeleda Cela, është përjashtuar dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.

Zjarr Tv Ad