Nisma dhe AKR-ja nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re,  nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë një konference për media, tha se ky koalicion parazgjedhor, do të jetë “faktori përcaktues” për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nisma dhe AKR-ja do të jenë faktori kryesor në qeverisjene ardhshme. Ky koalicion do të jetë përcaktues i Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës”, tha Limaj dhe shtoi se presin edhe parti të tjera, t’i bashkohen këtij koalicioni.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se këto dy parti do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

“AKR-ja dhe Nisma do të jenë në koalicion parazgjedhor, do të garojnë në një listë të përbashkët. Lista do të ketë kandidatin e vet për kryeministër”, tha Pacolli.

Ky është koalicioni i dytë parazgjedhor i arritur në Kosovë.

Ditë më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Më 22 gusht, deputetët votuan për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se shumë shpejt do të caktojë datën e zgjedhjeve.

Zjarr Tv Ad