Nisma “Thurrje” do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet vendore të 203. Këtë e ka konfirmuar një prej drejtuesve të kësaj force politike, Pano Soko.
Ai tha se “Thurrje” do të garojë e vetme, me kandidat edhe për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës.
“Kur hedhin votën të pikturojnë qytetin për fëmijët e tyre. Të votohet ai që sjell progres dhe nisma jonë është pikërisht për këtë gjë”, deklaroi Soko për Vizion Plus, duke shtuar se qytetarët duan frymë të re për kryeqytetin.
“Ndarja sot është shumë e thjeshtë, e vjetra kundër të resë, s’ka diskutime emrash apo ideologjish, është çështje brezi. Një të ardhme të re larg hajdutëve të pronës publike, larg mashtruesve, ky është realiteti i ri që duhet të imagjinojnë”, deklaroi Soko.
Përveç Tiranës, Nisma “Thurrje” do të garojë edhe në disa bashki të tjera të vendit.