Një person identiteti i të cilit është ende i panjohur, por dhe arsyet, i ka vënë zjarrin vetes në qendër të Pragës. mediat bëjnë të ditur se ai ndodhet në koma artificiale dhe ka plagë të rënda në kokë dhe në duar. Policia e Pragës në profilin e saj në tuiter sqaroi se sipas informacioneve të para, personi i lindur në vitin 1964, u lye me një material të djegshëm dhe i vuri flakën vetes. Zjarri u shua nga disa kalimtarë, ndërsa 30 për qind e trupit të tij është djegur.
Në 16 janar të vitit 1969 studenti i Filozofisë Jana Palak, në qendër të Pragës, pranë shkallëve të muzeut kombëtar, u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes. Ai mbeti i vetëdijshëm gjatë tri ditëve të fundit të jetës. Mjekëve u tha se kishte marrë si model murgjit budistë të Vietnamit. Në funeralin e tij në 25 janar morën pjesë 600 mijë persona nga i gjithë vendi.