Jelekët e verdhë në Francë sërisht në protest

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jelekët e verdhë protestojnë në të shtunën e dhjetë radhazi, dy muaj pas manifestimit të parë të 17 nëntorit të një viti më parë. Pavarësisht debatit kombëtar të nisur nga presidenti francez Emanuel Makron, manifestime janë organizuar në qytete të ndryshme të vendit. Pjesa më e madhe e protestuesve në Paris do të përqendrohet në Champs-Élysées dhe në sheshin e Republikës. Këtu janë mbledhur dhe një grup gazetarësh të cilët bëjnë apel për të mos ushtruar dhunë ndaj medias. Biznesmenët denoncojnë se kanë pësuar humbje shumë të mëdha për shkak se janë të detyruar të mbyllin aktivitetet për arsye sigurie.

Njësoj si të shtunën e kaluar janë 80 mijë agjentët e vendosur në gatishmëri, nga të cilët pesë mijë vetëm në Paris. Ministri i Brendshëm Kastane i konsideroi qesharake akuzat se policia ka ushtruar dhunë. Sipas të përditshmes Liberation, janë të paktën 100 manifestuesit e plagosur që nga fillimi i protestave.

Zjarr Tv Ad