Një ditë pas tragjedisë në Himarë, qytetarët shpërthejnë me komente në profilin e Ramës: Kur do t’i shkarkosh Çuçin, Kumbaron dhe Nanon? Duam siguri…

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbarë Shqipëria është tronditur nga vdekja tragjike e 7-vjeçares nga Tropoja, e cila u përplas për vdekje nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Skafi drejtohej nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, i cili po lëvizte në zonën ku po laheshin pushuesit.

Ndërkohë shumë përdoruse janë shprehur të tmerruar nga tragjedia dhe të revoltuar nga shteti për mungesën e sigurisë në plazhet shqiptare.

Njerëz të thjeshtë, artistë dhe figura të njohura publike kanë shprehur hidhërimin dhe zemërimin me shtetin që nuk ofron asnjë siguri për qytetarët.

Komente revoltuese janë shkruar gjithashtu edhe në postimin e fundit të kryeministrit Rama në Facebook, i cili ka uruar shqiptarët mëngjesin me foto nga lagjja e re në Zall Herr të Tiranës.

Në komente qytetarët kërkojnë shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, të ministrit të brendshëm Bldi Çuçi dhe të Mirela Kumbaros./abcnews.al/

Zjarr Tv Ad