Një ditë pasi la detyrën e presidentit, Meta kthehet në LSI: Agim i ri dhe rrugë e re

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa pritej një përgjigje nëse pas mbarimit të mandatin të presidentit, Ilir Meta do të kthehej në krye të LSI-së, vjen reagimi nga ky i fundit. Ai pohoi në një prononcim për mediat para selisë së LSI-së se nuk ishte aty për të marrë drejtimin e partisë që e kishte lënë me vullnet të plotë para 5 vitesh.

Do merrni sërish drejtimin e LSI apo do krijoni forcë të re?

Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Ky triumf është: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Do bëni parti të re?

Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendum do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.

Do bashkëpunoni me Berishën?

Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm që kërkon të mbizotërojë sovraniteti.

Koka e frontit do të jetë PD, kjo është ftesa e Berishës…

Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qenë në garë as me Lulushin. Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohen. Referendumi është primarja e primareve. i përshëndes edhe primaret që ka sjellë Berisha. Është vënë në pikëpyjete ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi.

Zjarr Tv Ad