Një kompani kroate dhe dy shqiptare fitojnë tenderin e tatimeve.

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kompani kroate dhe dy shqiptare fitojnë supertenderin e tatimeve
Tenderi që synon të përmirësojë sistemin e faturave fiskale u fitua me një ofertë të barabartë me 99.75% të fondit limit ku konkurrenti i vetëm hodhi ofertë të barabartë me fondin limit dhe nuk u kualifikua pasi nuk plotësonte kushtet. Fitimi i tenderit nga “një kompani kroate” ishte paralajmëruar nga Partia Demokratike në opozitë në shtator, kur tenderi sapo ishte hapur. Sipas njoftimit të shpalljes së fituesit, një ofertë e hedhur nga BNT Electronics ishte e barabartë me fondin limit. Por pavarësisht kësaj, oferta e Jehona, Datech dhe Neos ishte e vetmja e kualifikuar.

Tenderët që përfundojnë me ofertë fituese fare pranë fondit limit si dhe me oferta shumë pranë ose shumë larg njëra-tjetrës klasifikohen në legjislacionin ndërkombëtar të prokurimeve si të dyshimta. Për shembull, udhërrëfyesi i Bankës Botërore mbi “flajmujtë e kuq” në fushën e prokurimeve publike, e rendit si tregues të mjaftueshëm për të ngritur dyshime faktin nëse ofertat e hedhura në garë janë në mënyrë të pashpjegueshme tepër pranë njëra tjetrës ose tepër larg, p.sh., më pak se 1% ose më shumë se 10%. Diferenca mes dy ofertave është vetëm 0.25% dhe po kaq është diferenca nga fondi limit. Po kështu edhe udhërrëfyesi i Bashkimit Europian mbi Mashtrimet në Prokurimet Publike rendit afrimësinë e ofertës fituese me fondin limit si një arsye për të ngritur dyshime. [Link]

Sistemi që pritet të krijohet nga kontrata e re synon të përmirësojë sistemin ekzistues të kasave fiskale që transmetojnë një herë në ditë xhiron e llogaritur nga një biznes i caktuar. Kasat, të cilat i kanë kushtuar bizneseve disa dhjetëramilionë euro gjatë dekadës së fundit, rezultojnë sipas tatimeve, joefikase për të luftuar evazionin fiskal.

Ky është prokurimi më i madh i realizuar nga Shqipëria për efekt të administrimit tatimor ndërsa tatimet refuzuan t’i përgjigjen pyetjes me shkrim të BIRN nëse është bërë apo jo një studim fizibiliteti për të parë se sa leverdishmëri ekonomike do të ketë për taksapaguesit ky investim i ri.

 

Zjarr Tv Ad