Basha paralajmëron skandale të tjera

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Skandale të tjera do të dalin”. Ishte ky paralajmërimi i kreut të Partisë Demokratike, gjatë një mbledhjeje në seli. Procesi zgjedhor në PD si dhe aktualiteti politik ishte fokusi kryesor i diskutimit që u mbajt me dyer të mbyllura.

Pavarësisht kësaj, kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se “vendi është në kolaps total” dhe ka shtuar se “PD-ja do të vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve”.

“Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sesa mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, është shprehur Basha.

Gjithashtu, kreu i PD-së ka theksuar se “prokuroria nuk e ka arrestuar Gjushin, edhe pse kjo gjë është sugjeruar nga grupi hetimor”.

Zjarr Tv Ad