Nga Neda Balluku
Mbi komentin e Sonila Meços, të cilën e respektoj.
“Gjynah” eshte vetem kush mendon se shqiptaret u bene bashke per Genc Fugen per gjynah. Shqiptaret u bene bashke per mirenjohje per kontributin me dekada si artist, respektin dhe detyrimin per figuren publike dhe ndjenje perkatesie te nje halli te perbashket njerezor, qe mund t’i ndodhe cdokujt e nuk te kursen nese je artist, sportist apo njeri i thjeshte.
Dhe te kerkosh ndihme nuk te ben me turp! Turp eshte te mendosh se thirrja per ndihme do te mund te levizte ndjenjen e gjynahut tek shqiptaret, dhe ajo ate qe levizi vertete.
Mesazhin: I dashur Genc! Ti nuk na leshove e na dhe buzeqeshje, kenaqesi e humor kur populli yne nuk kishte arsye. Tani eshte radha jone mos te leshojme ty!
LEXO EDHE:
E dini perse ne shume raste, njerezit ndjejne gjynah? Sepse shume nga persona qe bejne media, jane tellalle e nxites kryesore te urrejtjes ndaj te pasurve dhe atyre qe bejne parà (me pune te ndershme).
Dhe nese nje popull nuk di te respektoje punen dhe suksesin e tjetrit, por e urren dhe antagonizon ate, ose me sakte nxitet, normal qe per njeriun e pamundur do te ndjeje “gjynah” por kurrefare urgjence per te ardhur ne ndihme e ndryshuar situaten.
Sa per shqiptarin si “Tjetri ne perimetrin e gjynahut”, eshte e padreite te mpleksesh pasurine shpirterore me ate financiare. Nese shqiptarit i mungon leku nuk do te thote qe zhvishet edhe nga aftesia per te ndjere gjithefare ndjesish qe e bejne njeri, si mirenjohja, respekti, solidariteti, shpresa, dashuria, njerezilleku.
Shpirti i shqiptarit kurre nuk duhet guxuar te zhvishet nga aftesite empatike si me siper, dhe “gjynahu” ështe ndjesi si te tjerat, qe nuk e ka perkufizuar kurre shqiptarin dhe kurre nuk do e beje! Shpirti i shqiptarit nuk eshte i varfer. Sado i varfer te jete xhepi.
Dinjitoz te ben leku, eshte e vertete. Por po aq e vertete eshte se dinjiteti nuk blihet me leke.
Si perfundim, dy jane alternativat.
Nese na japin nje pike uje, do kete njerez qe do te na thone se eshte pika qe do te na shpetoje sepse rreth e qark nesh ka thatesire. Ndersa te tjere do te thone se ishte
ajo qe na mbyti sepse ishim teresisht te zhytur.
Vetem ne e dime te verteten.