SPAK dërgoi për gjykim ‘dosjen’ e Fredi Belerit, reagon Athina zyrtare: Autoritetet po i heqin të drejtën politike për betim! Si vend kandidat për BE duhet të…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj kandidatit për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili në zgjedhjet e 14 majit u shpall fitues.

Lidhur me vendimin ka reaguar dhe Athina zyrtare, ku sipas mediave greke Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë të Greqisë.

Sipas tyre thuhet se Belerit po i shkelet e drejta e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që “Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë rreptësisht”.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t’i heqin Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës. Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologun e tij shqiptar në bisedën e tyre të sotme telefonike ”, theksoi pala greke, sipas Protothema.

Zjarr Tv Ad