Nje person djeg veten , policia po punon per zbardhje e shkaqeve

0
602
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një person ka djegur veten me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 në qytetin e Sarandës, poshtë rrugës “Mit’hat Hoxha”, brenda rrethimit të një banese. Policia ende nuk ka mundur ta identifikojë viktimën.
Mësohet se policia është njoftuar nga dy të rinj, pasi panë se çfarë po ndodhte në anë të murit .
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por për shkak të djegieve të shumta trupi ishte shkrumbuar tërësisht dhe personi kishte ndërruar jetë.

Burime të Policisë së Sarandës bënë me dije se në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, është gjetur një kapelë me strehë ngjyrë kafe, nja çakmak, bidoni plastik me mbetje të lëndës djegëse, si ajo e benzinës dhe pak më tej kapaku i bidonit.

Viktima është i seksit mashkull, i moshës 30-40 vjeç dhe rreth 175 cm i gjatë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë është transportuar për në morg.

Deri në identifikimin e personit, policia nuk bën të ditur ndonjë dyshim të mundshëm për shkakun e kësaj ngjarjeje.

Blutë kanë marrë në pyetje banorët e shtëpisë afër së cilës ndodhi ngjarja, por ata kanë mohuar të kenë dijeni rreth këtij personi, ndonëse, sipas të dhënave, ai është thuajse i paidentifikueshëm për shkak të shkallës së djegies.

Gjithashtu janë marrë në pyetje dy djemtë që kanë parë ngjarjen, të cilët nuk kanë arritur të japin ndonjë të dhënë që t’i shërbejë hetimit, pasi ata e kanë konstatuar ngjarjen, pasi viktima i kishte vënë flakën vetes.

Policia bëri të ditur paraprakisht se viktima do të jetë ndonjë punëtor sezonal, por nuk përjashton as dyshimin e ndonjë personi në depresion, për shkak të humbjes së parave në bixhoz. Gjithsesi, deri në momentin e identifikimit këto mbeten pista jozyrtare.

Zjarr Tv Ad