Tentoi të korruptonte policin, në pranga 44-vjeçari nga Fieri

0
652
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44-vjeçar pasi akuzohej për korrupsion. Burimet e policisë njoftojnë se është arrestuar shtetasi Tomorr Hoxha nga Fieri. Personi në fjalë ishte duke udhëtuar me automjetin me targa AA 872 MX, kur është ndaluar nga shërbimet e policisë Mallakastër.

Gjatë kontrollit të dokumentave punonjësit e policisë zbuluan se personit në fjalë i kishte përfunduar afati i vlefshmërisë së patentës.

Ndërsa punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, Hoxha i ka ofruar këtij të fundit 2000 lekë të reja për ta korruptuar.

Dosja e Tomorr Hoxhës kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad