Një person jashtë familjes i përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës? Ish-drejtuesi i policisë: Kam pak dyshime! Tre fëmijët …

0
426
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrasja e Pëllumb Metës rreth një muaj më parë është e shoqëruar me dilema të mëdha. Për këtë ngjarje në pranga janë vënë tre fëmijet e tij, të cilët akuzohen për vrasje dhe më pas fshehje dhe asgjësim të trupit. Motra e të ndjerit akuzon drejtpërdrejt bashkëshortën e Pëllumbit, por ngre dyshime se i përfshirë mund të jetë edhe një person jashtë familjes.

Por kjo tezë hidhet poshtë nga ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha dhe ish-prokurorja Elisabeta Imeraj.

Të ftuar në emisionin “Open” në News24, ata shprehen se fëmijët kanë vepruar në unision, ndaj nuk ka qenë e nevojshme përfshirja e një personi të pestë.

Arjan Hoxha: Duke parë që ata janë unison në veprimet e tyre brenda familjes, nuk besoj se ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër jashtë familjes, sepse veprimet e tyre para gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale thuaj se pavarësisht ndryshimeve të dëshmive është një cikël i mbyllur mes tyre në aspektin e zbardhjes ose hedhjes dritë mbi autorin dhe motivin. Unë kam pak dyshime në përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes. Duke parë veprimet që kanë kryer, alibinë që do ngrënë nuk besoj se është e nevojshme prania e një personi tjetër.

Elisabeta Imeraj: Edhe unë besoj se nuk ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër. Uniteti në të cilën dalin në veprimet e tyre, solidariteti që kanë në mbrojtjen e tezës, pavarësisht se njëherë prezantojnë fejesën, njëherë dhunën…arsyet janë të ndryshme. Por brenda veprimeve të tyre nuk ka një person tjetër. Do ishte e pamundur që të 4 familjarët do bëheshin bashkë për të mbrojtur një tjetër person jashtë familjes së tyre.

Zjarr Tv Ad