Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar diten kur sot shenohet 100-vjetori i rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperise.
“Në këtë 100-vjetor të parë, Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor”, shkruan Meta.
Postimi i ish-presidentit:
Në këtë ditë të shënuar, të një shekulli marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes, partneritetit strategjik dhe miqësisë tonë të bekuar! Në këtë 100-vjetor të parë, Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor. Mirënjohje edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.
Gëzuar! Edhe 100!
Postimi i Ilir Metës: