Një shkrim nga Armir Shkurti:”Ne,përballë një bote disa-miliardëshe të hipnotizuar nga “Hollivudi” dhe të lidhur me litarin e bukës”

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të kujtohen filmat amerikanë të viteve ’90 e këtej? Rusi, armiku i madh i SHBA. Mafia ruse që ka pushtuar qytete, armë bërthamore, kimike, bakteorologjike… Fanatikë në kupolën e shtetit rus, hera herës edhe presidenti, që gati fusin Rusinë dhe SHBA në luftë bërthamore. Count down i botës, që ndalohet prej heronjve amerikanë 3 – 4 sekonda para kiametit.
Po kinezi? Në filmat amerikanë kinezi i leshtë është zakonisht kuzhinier, episodik, i ngërdheshur, i frikësuar dhe krejt i parrezikshëm. Madje nganjëherë AI është heroi amerikan ( Bruce Lee, Jackie Chan, Donnie Yen , Sammo Hung, Wu Jing etj).
Ndërkohë që Hollivudi i shiste amerikanit rusin si armikun dhe rrezikun kryesor dhe të përhershëm të SHBA, për dekada, si një koloni gjigande mizas dheu Kina rrëmoi nën themelet e Perëndimit dhe mesa po duket, sot e ka vithisur.
Edhe përmes PANDEMISË, Kina po ia del (në mos ka kryer punë!) të jetë SUPERFUQIA MË E MADHE NË BOTË.

Ndërsa KAPITALIZMI LIBERAL qëndronte mbi themelet e ekonomisë së tregut të lirë, demokracisë, lirive ekonomike dhe lirive të njeriut, sovranitetit kombëtar deri tek ndershmëria dhe morali, të prejardhura prej fesë, IDEOLOGJIA NEOLIBERALE u bë lubrifikanti me të cilin ia rrasën GLOBALIZMIN në mendje dhe mënyrë jetese.
Përmenda FENË, sepse AJO është kandari që mat NDERSHMËRINË dhe MORALIN. Ato standarte nuk lanë, deri në një çast të dhënë, tregëtarin të hante në peshë, industrialistin ti hante hakun punëtorin, shtetin të shkelte dinjitetin dhe liritë e njeriut
Paraja u bë FE. Paraja fare pa moral e ndershmëri. Dhe këtu “ushtai” ishte gati! Për mëkatarët tempulli ndodhet në Azi. Aty DIKTATURA NJËPARTIAKE ka ndërtuar një “kapitalizëm” të centralizuar dhe, mbi të gjitha, themeluar mbi VJEDHJEN!! Kopjim pa leje të teknologjive dhe riprodhim në cilësi nga më të ndryshmet, sipas kërkesave të klientit. Ke NIKE 300 euro por të njejtin artikull ta bëjnë edhe për 3. Natyrisht ky i fundit griset që në kuti.Në këtë portë trokiti Perëndimi!! Një mizëri skllevërish që punojnë për një tas oriz kanë prodhuar gjithçka që vesh, mbath e konsumon Amerika dhe BE dekadat e fundit. Për porositësit, leverdia ishte fitimi. Për prodhuesit, leverdia ka qenë kapja e ekonomisë së këtyre vendeve, në rradhë të parë përmes teknologjisë që ata kanë transferuar në Kinë dhe vartësisë tashmë prej mallrave të prodhuara aty. Po ashtu, ky prodhim gjigand për tregun më të rëndësishëm të botës ( Amerikë ; Europë ) ka sjellë rritjen galopante të kësaj fuqie drejt statusit të një superfuqie.

Ajo çka pamë në SHBA dhe në Europë na dëshmon një të tashme dëshpëruese e një të ardhme edhe më të zymtë. Gueriljet e BLM, kërcënimet ndaj votuesve, manipulimi e vjedhja e votave , denoncuar nga stafi Trump janë të denja për skenare ballkanike. Arestime për postime anti Plandemi në fb në Australi apo në Gjermani janë të denja për kohën e KGB. Marrja nën kontroll e jetës dhe lirive nga shteti në Perëndim është e ngjashme me Kinën komuniste.
A ka shans për zgjim të afërt?Nuk e besoj! Perëndimi i llastuar e i ngopur dora dorës ia ka dorëzuar mendimin kritik shtetit. Përmes refleksit të qenit të Pavllovit, i ka dhënë edhe besimin e verbër atij shteti që i krijoi mundësinë e ngopjes dhe veljes. Mosha e tretë ( ata që kanë qenë studentë në lëvizjet e fundviteve ’60) kanë pension të mjaftueshëm për ushqime, rroba, ilaçe e pushime. Edhe nëse kuptojnë gjë, egoizmi i një jete të llastuar , korruptimi i ngadalshëm moral që i ka bashkëshoqëruar me sistemin, bashkë me moshën, i pengojnë të shkunden. Të rinjtë janë sklevër të bankave dhe produkt i LIBERALIZMIT, NEOLIBERALIZMIT dhe GLOBALIZMIT. Nëse ndonjëri “kruhet” dhe humbet punën e s’paguan kredinë, banka e nxjerr në rrugë të madhe.Pakkush , ndërgjegjësuar prej kësaj pandemie, i ka sytë e hapur. Gjithësese, sot për sot jemi shumë pak përballë një bote disa miliardëshe të hipnotizuar nga “Hollivudi” dhe të lidhur me litarin e bukës.

Zjarr Tv Ad