Një tjetër atentat? Gruaja me radio police dhe arma gati, çfarë po ndodh në Lezhë?

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i Nikolla Sherrnikut dhe Flutura Berishës në Kunë të Lezhës.

Sherrniku kishte në dorë një armë tip kallashnikov me plumb gati për qitje, ndërsa Berisha do të luante rolin e shoferes dhe në çantën e saj u gjetën dy radio policie dhe krehrat e kallashnikovit të mbushur.

Makina me të cilën ata u kapën ishte e blinduar, dhe kishin parkuar në poshtë një pallati në Kunë.

Nikolla Sherrniku ka qenë i akuzuar për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, kjo pasi në servisin e tij është sjellë disa herë me radhë makina nga e cila u ekzekutua efektivi.

Zjarr Tv Ad