Një tjetër sipërfaqe toke përfshihet nga flakët, digjen 10 hektarë ullinj

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër sipërfaqe toke në Lezhë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zjarri ka rënë në fshatin Zejmen, ku deri më tani, ka djegur 10 hektarë me ullinj dhe vreshtari.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Më herët, një zjarr dogji një sipërfaqe prej 60 hektarësh ullinj në fshatin Troshan.

Zjarr Tv Ad