Një vaksinë e vitit 1921 mund të shpëtojë jetë nga Covid-19!?/Shkencëtarët japin detajet

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm i mirë vjen nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe të cilët kanë filluar testimin e vaksinës BCG (Bacillus Calmette-Guerin), të zhvilluar në vitin 1921, për të parë nëse mund të shpëtojë jetë nga virusi i cili ka gjunjëzuar botën, Covid-19.

Vaksina është krijuar për të parandaluar turbekulozin, por ka disa prova që mund të mbrojë edhe nga infeksione të tjera. Kjo vaksinë filloi të injektohet në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1953, por u ndalua në vitin 2005 për shkak të niveleve të ulëta të turbekulozit në popullatën e përgjithshme.

“BCG ka treguar se rrit imunitetin në mënyrë të përgjithshme, e cila mund të ofrojë një mbrojtje kundër Covid-19”, është shprehur Prof. John Campbell, i Universitetit të Shkollës Mjekësore të Exeter.

“Kjo vaksinë do testohet tek ata që punojnë në “vijën e parë të luftës kundër Covid-19, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor” shtoi Prof. Campbell.

Vaksina trajnon sistemin imunitar për të punuar kundër infeksioneve të tjera dhe studiuesit duan të zbulojnë arsyen.

Zjarr Tv Ad