Shelfi kontinental dhe ZEE, ministri grek Dendias:”Duam një marrëveshje që do kënaqë të dyja palët, me Shqipërinë të mbyllim të gjitha çështjet e hapura”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur ludhur me ndarjen e detit me Shqipërinë, përkatësisht për shelfin kontinental dhe ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Dendias është shprehur se dëshiron që bisedimet të rifillojnë sa më shpejt, duke prodhuar një rezultat që do të kënaqë të dyja palët. Ai tha se në kontekstin e fqinjësisë së mirë, do të angazhohet që me Shqipërinë të mbyllen të gjitha çështjet e hapura.

“Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe ZEE, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur. Siç deklarova kohët e fundit në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por në fund të fundit ajo nuk vazhdoi për arsyet e njohura. Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kemi përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët. E rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura”, deklaroi Dendias

Zjarr Tv Ad