Atentati në Shkodër/Pla*goset shefi i Policisë Bashkiake dhe babai i tij,dalin detaje të reja nga policia

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi ngjarje  e rëndë që ndodhi vetëm pak momente më parë, ku u qëllua me armë zjarri ndaj shefit të Policisë së Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin Mentor Hasanaj dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj.

Si pasojë janë plagosur shtetasit Mentor Hasanaj, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xhelal Hasanaj, i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se në makinë ndodhej edhe nënë e Mentorit, Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit

Zjarr Tv Ad