“Njëri me sfurk, tjetri me kosë duke prerë barin”/ Berisha publikon fotot e Ramës dhe Lukashenkos: Diktatorë autokratë që imitojnë njëri-tjetrin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social facebook një bashkim fotosh, ku sipas tij tregohen ngjashmëritë mes liderit bjellorus Aleksandër Lukashenko dhe kryeministrit Edi Rama.

Në foto shihen të dy liderët duke pozuar përpara aparatit fotografik teksa kryejnë punë në Bujqësi. Lukashenko shfaqet duke korrur barin, ndërkohë që kryeministri Rama pozon me një sfurk në dorë.

“Diktatorë e autokratë imitojnë dhe duan njëri-tjetrin!”, shkruan në mbishkrimin e fotos Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad