Është i gjatë 1.82 metra, i bukur, buzë të trasha dhe sy jeshil. Nuk është xheloz, është gjithnjë në dispozicionin tënd dhe ka kohë gjithnjë të të dëgjojë. Por Henry nuk është human, është një robot, krijuar enkas për gratë, i cili po revolucionarizon tregun.
U krijua nga ‘Realbotix’, e njëjta ndërmarrje që krijoi ‘Real Doll’ (Kukulla Reale), specializuar në marrëdhëniet me meshkujt.
Matt Cullen është shefi ekzekutiv i kompanisë dhe shefi i projektit të robotëve intimë për gratë.
Ai e prezantoi Henry-n së fundmi në Kaliforni duke thënë se një mashkull-robot i tillë, është shoqëria perfekte për të gjitha gratë e botës.
“Gratë kanë të njëjtat probleme vetmie me burrat. Njerëzit i quajnë ‘kukulla të seksit’, por ata mbi të gjitha janë një shoqëri e mirë. Në këtë botë të informatikës, njerëzit po humbasin atë që është humane, njerëzore”, ka thënë Cullen.
Çdo pjesë e robotit mund të ndërtohet siç e kërkon klienti, që nga ngjyra e lëkurës, ngjyra e syve, lloji i flokëve e deri tek dimensionet e organit gjenital.
Kur ky lloj roboti të dalë në treg, nuk do ketë shumë syresh. Një Henry mund të kushtojë nga 11 mijë në 15 mijë dollarë.
Abyss Creation, shoqëria themeluese e Realbotix dhe Real Doll, shiti më shumë se 600 kukulla në 2017-n, gjë që tregon se tregu po zgjerohet tek klientët në mbarë botën.