Njihuni me profesionet e vërteta të aktorëve të telenovelave

0
686
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot i shohim në filma e seriale shumë të suksesshëm turq dhe me rolet e tyre kanë fituar dashurinë e publikut, por jo të gjithë e kanë nisur karrierën e tyre në aktrim. Disa prej aktorëve turq që shihni në seriale, dikur kanë punuar punë të ndryshme, që nga mësues, menaxher, arkitekt e shumë profesione të tjera.

Barış Arduç, ose siç e njohim ne Omeri i serialit “Dashuri me qera”, përpara se të bëhej një aktor i suksesshëm, ka punuar si roje plazhi për 8 vjet.

Aras Bulut iynemli, aktori i famshëm të cilin e kemi parë në disa seriale të ndryshme, i cili së fundmi ka bërë bujë të madhe në rolin e Jamaçit në serialin “Çukur” përpara se të hidhte hapat në botën e televizionit, ka punuar si inxhinier avjonësh.

Kenan İmirzalıoğlu, aktori i cili bëri bujë të madhe në rolin e Ezelit, ka studiuar për matematikë.

Akın Akınözü, aktori protagonist i cili luan rolin e Miranit  në telenovelën “Rejan”, ashtu si Kenan İmirzalıoğlu, ka studiuar për matematikë.

Burak Özcivit, aktori i famshëm, të cilin e kemi parë në rolin e Kemalit në serialin “Dashuri e pafund”, ku fitoi vëmendjen dhe dashurinë e publikut, i cili momentalisht po luan në rolin e Osmanit në serialin me po të njëjtin emër, është fotograf.

Can Yaman, aktori i famshem turk, të cilin e kemi parë në seriale të ndryshme të luajë në rolin kryesor, si për shembull Jallëni në serialin “Pavarësisht dashurisë”, Feriti në serialin “ Hëna e plotë”, dhe Xhani në serialin “Një puthje në errësirë”, në të cilin arriti kulmin e audiencës, ka qenë një avokat.

Buğra Gülsoy, ose siç e njohim ne, Gyneji në serialin turk “Kuzey-Guney”, dikur ishte arkitekt.

Zjarr Tv Ad