Njihuni me vendet ku njerëzit përballojnë temperaturat deri në -70 °C

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndoshta ju duket e pamundur, por ja që njerëzit janë qenia që i përshtaten kushteve të ndryshme klimaterike në mënyrë të pabesueshme. Këtë gjë e dëshmon mjaft mirë jetesa e shumë prej tyre edhe në temperatura ekstremisht të ftohta, deri në -70 °C, aty ku nuk ekziston stina e verës.

Alaska, SHBA

“Sciencefocus.com” shkruan se Prospect Creek, në Alaskë, është një prej vendeve më të ftohta në SHBA. Në vitin 1971 temperatura në këtë vend arrinte edhe deri në -62 gradë celsius. Në Prospect Creek jetojnë punëtorët që kujdesen për naftësjellësin e Alaskës.

Verkhoyansk, Rusi

Ky vend gjendet afër rrethit arktik dhe është një prej vendeve më të ftohta në botë. Në Verkhoyansk janë regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë celsius.

Roros, Norvegji

Roros njihet si qyteti i minatorëve. Në këtë vend temperaturat zbresin deri në -50 gradë Celsius, e ndërsa temperaturat konstante shkojnë deri në -40 °C.

Grenlanda

Grenlanda është një nga ishujt më të ftohtë në botë. Edhe gjatë sezonit të verës, në ditët më të ngrohta temperaturat aty nuk kalojnë +10 °C. Në vitin 1954, në këtë vend është regjistruar temperatura ekstreme -69.1 °C.

Lapland, Finlandë

Lapland bën pjesë në rajonet më të ftohta në botë. Aty jetojnë mbi 6.000 banorë dhe në vitin 1999 ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -51.5 °C. aktualisht në këtë rajon temperaturat shkojnë deri në -22°C.

 

Zjarr Tv Ad