Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka komentuar bujën e madhe që u bë për njoftimin për largimin e ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.
Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren me Bashkimin Europian Majlinda Dhukën, Xhaçka tha se njoftimi për largimin e Yuri Kim mund edhe most ë ishte bërë, pasi diçka e tillë është procedurë dhe se dihet kur ambasadores i mbaron mandati.
Sakaq ajo thkesoi se njoftimi MPJ u bë për t’i dhënë fund thashthemeve dhe teorive rreth largimit të Yuri Kim nga Shqipërisë.
“Gjykuam se ishte vendi për t’i prerë rrugën thashethemeve”, tha Xhaçka.
“Nuk kërkon ndonjë shkencë për të kalkuluar se kur fillon dhe mbaron mandati i një ambasadori që ka një vëmendje të veçantë. I mirëkuptoj ata që mendojnë se mund të mos kishim bërë një njoftim të tillë por s’kemi thënë asgjë më shumë se ajo që u tha në media dhe përpara se ky informacion të bëhej i ditur nga ne.
Ka qenë në ministri prej shumë kohësh dhe media s’e ka ditur. E bëmë të njohur kur kaloi përtej ministrisë të jashtme. Tek ne kanë filluar telefonatat, kërkesa për informacion dhe teori komploti dhe lobimesh. Në këto kushte, gjykuam që ishte vendi për t’i prerë këto thashetheme duke thënë se nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme”, tha Xhaçka.