Njohja e patentave shqiptare/ Italia nuk i konverton, tejkalohet afati…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga firmosja e marrëveshjes, çështja e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë në Itali, vijon të mbetet pezull.

Pas një kërkese për informacion lidhur me zbatimin e saj, Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dha këtë përgjigje:

“Në referim të kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik. Ndërkohë, ju ftojmë që për çfarëdo lloj problemi t’i drejtoheni ambasadës suaj në Romë”.

Por, ata që e vuajnë këtë problematikë, emigrantët shqiptarë në vendin fqinj thonë që edhe pse ku afat ka kaluar, konvertimi i lejeve të drejtimit ende nuk mund të kryhet.

Më 12 mars, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua në Itali me homologun, Luigi di Maio, ku edhe u arrit në parim marrëveshja për njohjen e patentave.

Akti u konkretizua një javë më pas në Tiranë, me firmosjen e marrëveshjes me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci, e prej atëherë procesi vijon të zvarritet./A2

© SYRI.net

 

 

Zjarr Tv Ad