I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë reperi Noizy, teksa një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të intervistës.
Ndërkohë që Noizy në bashkëpunim më vëllezërit Veshaj vendosën t’i bëjnë një rreng Stresit, lidhur me një luan të vogël, që ky i fundit duhet të kujdesej, Stresi zgjodhi “të fliste pak më shumë seç duhet”.
Noizy i kërkoi kolegut të tij që të kujdesej për një luan rreth 6 muajsh, dhe gatishmëria e Stresit ishte që në fjalën e parë të thënë prej tij.
Por nuk mjafton me kaq.
Pa e ditur që e gjithë situate ishte një rreng, Stresi nisi të tregonte një histori të së shkuarës me Brilant Martinajn, lidhur me luanin që dikur kishte Ervis Martinaj, një nga personazhet e krimit, i zhdukur dhe i shumëkërkuar.
“Ej dëgjo të të tregoj një histori të shkurtër në telefon. Shkoi dhe takoi njëherë këtë rahmetliun, Brilantin dhe…” – dëgjohet të thotë Stresi ndërkohë që ndërpritet me shpejtësi nga Noizy.
Kaq ka mjaftuar që Noizy të heq menjëherë zërin e telefonit pa e çuar fjalinë deri në fund dhe ta lajmëronte Stresin që ishte live në television.
Pjesë nga biseda mes Noizyt dhe Stresit:
Noizy: E di çfarë kam bërë
Stresi: Hë
Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë
Stresi: E marr unë ore
Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë
Stresi: Ta mbaj unë o vëlla
Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia
Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar
Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla
Noizy: (qesh)
Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?
Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit
Stresi: Mos ore…