Mediu: Të ndryshohet sistemi, të kthejmë referendumin e zgjedhjen e kandidatëve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se po mundohet që kthehet e drejta shqiptarëve për të përcaktuar se kush duhet të jenë në kuvendin e Shqipërisë.

Ai shtoi se ndryshimet e vitit 2008 krijuan një problem të madh në përfaqësim dhe sot kemi një republikë kryeministrore dhe jo parlamentare.Mediu theksoi se është e rëndësishme kandidimi dhe votimi i diasporës sepse është diçka shumë e mundur të bëhet edhe ku ata janë atje.

Mediu: Këtë angazhim e kam qysh në vitin 2008 kur janë bërë ndryshimet kushtetuese. Ne do ti kthejmë të drejtën shqiptarëve për të përcaktuar se kush duhet të jenë në kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet e vitit 2008 krijuan një problem të madh në përfaqësim dhe sot kemi një republikë kryeministrore dhe jo parlamentare. Sot vendosin krerët e partive se kush janë kandidatët dhe jo vetë qytetarët.

Kjo ka krijuar konflikt pa fund dhe prandaj kërkojmë një sistem proporcional të hapur me dy rajone dhe të zgjedhin vetë qytetarët se cilët duhet të jenë deputetët e tyre.Për mua është e rëndësishme kandidimi dhe votimi i diasporës sepse është diçka shumë e mundur të bëhet edhe ku ata janë atje.

Kështu i japim një cilësi tjetër politikës shqiptare. Firmat për referendum mblidhen sepse është në interes të qytetarëve, por është absurde që i kemi dhënë fuqi deputetëve, por qytetarët nuk mund të marrin iniciativë me 50 mijë firma. Mazhorancat në vendin tonë apo të lindjes kanë treguar që mund të bëhen autoritare. Ne mendojmë se kjo e drejtë duhet të rikthehet te qytetarët. Nuk mund ta mbaja politika veten më të mençur sesa qytetarët.

Zjarr Tv Ad