Noka-Ina Ramës: A i jeni mirënjohëse Ramës që përpiqet t’ju fusë kudo?

0
2277
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni ‘ad-hoc’ për vlerësimin e kandidatëve që do të përbëjnë organet e Vettingut po zhvillon seancën e dytë dëgjimore me aplikantët.

Para Komisionit u paraqit edhe ish-kryeprokurorja, Ina Rama, që kandidon për Kolegjin e Apelimit.

Para anëtarëve të Komisionit, Rama tha se gëzon besueshmërinë e publikut për këtë rol.

‘Unë gëzoj besueshmërinë e publikut për këtë rol. Kam qenë e paanshme, nuk jam pranë asnjë force politike. Kam hetuar çështje ku kanë qenë të përfshirë aktorë politik. Nuk kam asnjë lloj komunikimi me kryeministrin Rama, E dua gjyqësorin, 5 vite beteja ligjore që të rikthehesha’. – tha Rama gjatë fjalës së saj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit demokrat, Flamur Noka, i cili e pyeti nëse ishte në dijeni që është skualifikuar nga Gjykata e Strasburgut.

Në përgjigje të tij, ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u shpreh: ‘Arsyet nuk ishin personale, ishin shkaqe procedurale’.

DEBATI

Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.

Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?

Rama: Jo.

Noka: Gezoni besueshmërinë e publikut?

Ina Rama: Besoj shumë. Gjate ushtrimit të funksioneve të mia kam punuar me përkushtim.

Noka: Akuzat ndaj jush bëjnë të humbni besueshmërinë?

Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.

Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga gjykata e Strasburgut, përse? Keni dijeni për arsyet?

Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht per mosndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin proceduriale. Asgjë personale.

Noka: A jeni mirënjohëse ndaj kryeministrit që ngul këmbe t’ju fusi në çdo institucion, duke propozuar emrin tuaj?

Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.

Noka: Gatë kohës si kryeprokurore keni pasur çështje të rëndësishme, që jeni akuzuar për përfshirje

Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në çështje.

Zjarr Tv Ad