Noka: Më thonë kriminel… Unë jam mjek onkolog

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka u shpreh në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se ai sulmohet vazhdimisht duke e quajtur kriminel sepse siç tha Noka opozita po mbron parlamentarizmin.

“Më drejtohen mua, u dukem unë që jam kriminel. Ndërkohë që jam mjek dhe onkolog. Pse? Sepse bëj gjeste për të mbrojtur demokracinë dhe parlamentarizmin. Pse bëj disa gjeste, kriminel thonë për mua. Atje është mbushur me vrasës dhe trafikant droge, me çfarë të them unë”, u shpreh Noka.

Ai theksoi se kryeministri Rama u ndodh nën presionin e Partisë Demokratike dhe i përjashtoi nga Parlamenti një pjesë prej tyre, por që siç tha Noka ata i ktheu në menaxherë të tenderave.

“I hoqi një pjesë nga Parlamenti si pasojë e presionit të PD-së, por i nxori jashtë dhe i ktheu në menaxherë, menaxhojnë koncesione, menaxhojnë para, menaxhojnë emërime deri te ministrat”, tha Noka.

Ish-ministri i Brendshëm vuri në dukje se bandat po sulmojnë opozitën dhe vetë Rilindja sipas tij, i ka institucionalizuar bandat.

“Më thoni një bandë që mbështet PD-në. Jam i mërzitur që na sulmojnë sepse kur bandat sulmojnë forcën politike do të thotë që një forcë politike kundërshtare është kthyer në bandë për vete. Ky është problemi numër një i shoqërisë. Bandat janë institucionalizuar me Rilindjen dhe po sulmojnë opozitën”, shpjegoi Noka.

Zjarr Tv Ad