Noka publikon fotot: Gati për primaret, më 12 nëntor Tirana do të jetë kryeqyteti europian i protestës

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë me dije se PD tashmë ka “ndezur motorët”.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Noka ka postuar disa foto nga takimet e zhvilluara, teksa shkruan se Partia Demokratike po përgatitet për primaret dhe protesta në çdo degë të saj.

Ndër të tjera Noka thekson se aksioni politik nuk do të ndalet dhe lidershipi i kësaj force politike është garanci se shqiptarët do të kenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Përgatitje për primare dhe protesta në çdo degë të Partisë Demokratike. Më 12 nëntor të gjithë në Tiranë! Më 12 nëntor, Tirana do të jetë kryeqyteti europian i protestës.

Ne nuk do e ndalim aksionin tonë politik dhe thirrjet për protesta kombëtare, që Edi Rama dhe tenderistët e tij ta kenë të qartë me cilët kanë të bëjnë dhe kë kanë përballë.

Ne po vendosim votën e demokratëve dhe simpatizantëve në themel të vendimmarrjes politike, për të institucionalizuar modelin më të prekshëm të demokracisë së brendshme, që është pikënisje për demokratizimin e vendit.

PD dhe lidershipi i saj janë garanci se shqiptarët do të kenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme.

Zjarr Tv Ad