Noka: SPAK, një shërbëtor i regjimit

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për media e ka cilësuar aksionin e SPAK për çështjen ‘Partizani’ si një akuzë politike, dhe SPAK-un si një shërbëtor të regjimit.

Noka u shpreh se e vetmja rrugë është ngritja e shoqërisë cilive për ta mposhtur këtë regjim kriminal.

“Vendosi të thërrasë këshillin kombëtar i cili do të shqyrtojë më tej këtë situatë të paprecedentë ku montohet një akuzë e gjitha politike ndaj kreut të opozitës me qëllim likuidimin e opozitës dhe më pas këshilli kombëtar do të marrë vendimet e duhura. Përballë një regjimi ka vetëm një rrugë këtu për mua si person: Mosbindja civile për ta shbërë nga rrënjët një regjim kriminal korruptim. Në një moment që kushtetuta shkelet me këmbë, nuk trajtohet si themeli i një shteti, në atë vend nuk ka më demokraci. Në momentin kur ngre një akuzë tërësisht politike pa e bazuar në asnjë nen të kodit penal tregon që ky organ është shërbëtor i regjimit dhe nuk është shërbëtor i ligjit dhe Kushtetutës”, tha Noka pas mbledhjes së kryesisë së PD.

Zjarr Tv Ad