‘Non grata’ britanike, Spaho reagon ashpër: Ka ikur koha e deleve, tani …

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edmond Spaho

Nëse është për korrupsion, Britania e Madhe të shohë ata dhjetëra oligarkë rusë të cilët kanë vjedhur pa anë dhe pafund dhe paratë, me qindra miliardë euro nga vjedhjet dhe korrupsioni, i kanë investuar në prona të patundshme në Britaninë e Madhe dhe ekipet e futbollit anglez. Të tërë ata edhe sot e kësaj dite mbështesin Putinin. Nëse vërtet Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar për demokracinë në Shqiperi, le të saksionojë ata që vjedhin zgjedhjet, sikurse u shpreh zoti Stjuart Pjeshka. Nga vjedhja e zgjedhjeve rrjedhin të gjithë të këqijat e këtij vendi. Zgjedhjet në Shqipëri i vjedh maxhoranca dhe jo opozita.

Nëse i shqetëson korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, le të shikojnë vjedhjet skandaloze tek inceneratorët, tek koncesionet në shëndetësi, rrugë e të tjera. Nëse doni të shihni lidhjet e krimit të organizuar me politikën, shikoni sa ministra, deputete, kryetarë bashkie apo nëpunës të tjerë të lartë të PS-së, të cilët megjithëse i kanë mbrojtur, kanë përfunduar përballë ligjit sepse bëmat e tyre nuk mund të mbuloheshin.

Shqipëria po zbrazet, të nderuar zyrtarë britanikë, a ju shqetëson kjo ju? Koha e deleve që ndjekin vetëm qenin e bariut ka ikur, stabilokracia është e papranueshme, reagimi i qytetarëve do jetë në mbrojtje të interesave të tyre dhe jo stabilokracisë e cila po i çon në diktaturë. Kujdes, shqiptarët reagojnë me vonesë, por kur mbushet kupa, përmbysin kazanin.

Zjarr Tv Ad