“Normalizohet” situata SHBA-BE

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë rikthyer misionin e BE-së në Washington në statusin e tij të mëparshëm, duke e quajtur bllokun si një nga “partnerët e tyre më të vlefshëm”.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja e uli statusin diplomatik të misionit të BE-së nga “shtet anëtar” në “organizatë ndërkombëtare”. Ky veprim u vlerësua si një goditje më shumë në raportet e trazuara transatlantike.“Departamenti i Shtetit do të njohë përsëri përfaqësimin e Bashkimit Europian në Uashington si të barazvlefshëm më atë të një misioni dypalësh” tha, ambasadori i SHBA-së në BE, Gordon Sondland.

Sipas tij, BE-ja është një “organizatë me rëndësi të veçantë dhe një nga partnerët më të vlefshëm të SHBA-së në çështjet e prosperitetit dhe sigurisë botërore”. Vitet e fundit raportet mes Washingtonit dhe Brukselit janë përkeqësuar Administrata e presidentit Donald Trump, vitin e kaluar, vendosi tarifat për çelikun dhe aluminin ndaj bllokut Europian.

 

Zjarr Tv Ad