Nuk arriti të çonte Shqipërinë në finale, vjen reagimi i parë i Ronela Hajatit: Unë fitova publikun, ata kanë gjithmonë të drejtë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ronela Hajati nuk arriti që të siguronte një vend për Shqipërinë në finlen e Eurovision 2022.

Ndonëse edhe më herët këngëtarja ishte shprehur se nuk mendonte se do të shkonte në finale, kjo për arsyet e sulmeve ndaj performancës së Shqipërisë nga Eurovision, sërish një shpresë e vogël ndodhej tek Ronela dhe te të gjithë ne.

Përfundimi i eksperiencës së saj në gjysëmfinale si duke e ka mërzitur paksa Ronela, e cila pasi përfundoi nata e parë ndau me ndjekësit një postim.

Teksa postoi një foto përkrah balerinëve të saj, Ronela shkruan se edhe nëse do të shkonte në finale, do të ishte e fundit në listë. Po ashtu, ajo është e bindur se ka fituar zemrën e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha i fundit! e di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun! Dhe ata kane gjithmonë të drejtë! TE DUA “, shkruan Ronela.

Zjarr Tv Ad